Marrëveshja e Telekomit, skandal për Kosovën

  • 09 October 2015 - 22:50
Marrëveshja e Telekomit, skandal për Kosovën

Prapaskenat e rrezikshme të dialogut të papërgjegjshëm në Bruksel

Opozita do t'i kërkojë kryeministrit anulimin e nënshkrimit 

"Me këtë marrëveshja rrezikohet rëndë ekonomia e Kosovës, pasi gjithë mjetet financiare, pra buxhetin, operatori i tretë, që do të caktohet nga Serbia, do ta çojë në shtetin e tij dhe asgjë nuk futet në buxhetin e Kosovës. Ne do ta ngremë zërin edhe për marrëveshjen e Telekomit dhe për operatorin e tretë që pritet të vijë në Kosovë pa asnjë lloj konkurrence", ka thënë deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj

Marrëveshja e arritur në fushën e Telekomit mes Kosovës dhe Serbisë po vijon të kritikohet nga politikanët dhe njerëzit jashtë këtij spektri. Akuzat janë të shumta, deri te falja e resurseve të Kosovës, Serbisë, diskriminimi i kompanive kosovare dhe favorizimi i një kompanie serbe, e cila futet në treg në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës në pikën për tregti të lirë, për shkak se nuk do të aplikohet konkursi. Sipas marrëveshjes, kompania e re e telefonisë duhet të formohet deri më 31 gusht të 2016- ës, duke u bazuar në ligjet e Kosovës. Por, në momentin që futet në treg automatikisht, pa konkurs, atëherë ajo është në kundërshtim me legjislacionin e Kosovës. Kështu, në marrëveshje është arritur pajtimi që të ekzistojë një kompani e re, vartëse e kompanisë serbe, që do të aplikojë për të dyja licencat, atë të telefonisë fikse dhe mobile e më pas ndërmjetë- suesi, BE-ja, do t'ia dorëzojë këtë operatorit kur Kosova të sigurojë tashmë prefiksin digjital treshifror nga ITU-ja. Ndërkohë, Serbia, sipas kreut ARKEP - it, Ekrem Hoxha, e ka një operator ilegal, që po funksionon në Kosovë. Nuk dihet nëse ky operator do të ligjërohet, apo Kosova nuk do të ketë fuqinë ta largojë nga territori i saj, duke e lënë të veprojë ilegalisht, ndërkohë që Serbia dërgon një tjetër operator. " Rregullatori në vitin 2010, sipas aprovimeve të Kuvendit dhe Qeverisë , i ka sekuestruar dhe konfiskuar shumicën e infrastrukturës komunikuese dhe nuk operojnë në vendin tonë më. Ato po operojnë ne pjesën veriore dhe një stacion me fuqi emetuese ne kishën ortodokse në Graçanicë. Me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, shpresojmë të zgjidhet edhe ky problem", ka thënë pak ditë më parë në Komisionin për Buxhet dhe Financa, kreu i ARKEP -it Ekrem Hoxha... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)