Mafio-politika bllokon AKK-në

  • 10 October 2015 - 13:12
Mafio-politika bllokon AKK-në

Konkurrenca në tregun kosovar, e pambrojtur

Autoriteti i Konkurrencës që dy vjet është jashtë funksionit 

"Masa afatgjate është që Qeveria nëpërmjet mekanizmave të vet dhe enteve rregullatore të licencojnë operatorë të rinj në treg në të gjithë ata lëmenj të ekonomisë ku vërehen se ka tendenca monopoliste", ka thënë bankieri Milazim Abazi

Janë bërë gati dy vjet (2013) që kur Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) vazhdon që të jetë jashtë funksionit, që është periudha kohore kur anëtarëve të Bordit të këtij institucioni me rëndësi për vendin u ka skaduar mandati. Analistët e ekonomisë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe njohësit e kësaj fushe thonë se me mospunën e këtij institucioni të pavarur konkurrenca e lirë është në rrezik. Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës nuk ka dhënë përgjigje lidhur me atë se në cilën datë Qeveria do t'i dërgojë në Kuvend emrat e anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës. Ndërkaq, ish- anëtarë të këtij autoriteti që tashmë e kanë përfunduar mandatin thonë se janë rreth 15 zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës, të cilët po marrin paga pa kryer kurrfarë punësh. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), tha se institucioni i pavarur i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës në një mënyrë është edhe avokati i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit dhe bizneseve. "Autoriteti vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit "Për mbrojtjen e Konkurrencës", duke u mbështetur në tri shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen e konkurrencës: abuzimin me pozitën dominuese; marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve, si dhe të gjithë kuadrin ligjor që rregullojnë aktivitetin e një institucioni të pavarur në Republikën e Kosovës", ka thënë ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)