Rusia intensifikon fushatën në Siri

  • 10 October 2015 - 16:24
Rusia intensifikon fushatën në Siri

Rusia ka bërë të ditur se forcat e saj ushtarake në Siri kanë kryer 64 sulme të reja kundër 55 objektivave.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë se fushata ajrore e Moskës në Siri është intensifikuar pasi inteligjenca ajrore ka zbuluar një numër të madh të objektivave.

Moska thotë se sulmet e saj ajrore kanë në shënjestër asetet e grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS), transmeton Rel.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre dyshojnë se Rusia godet edhe caqet e forcave të tjera rebele që kundërshtojnë regjimin e preisdentit sirian, Bashar al-Assad.