Qindra të rinj jashtë amfiteatrove të Universitetit

  • 10 October 2015 - 20:00
Qindra të rinj jashtë amfiteatrove të Universitetit

Ankohen prizrenasit

Kërkojnë rritjen e kuotave për regjistrim

 “Ne i kemi parashtruar ministrit kërkesë për herë të dytë të shtojmë numrin e studentëve, por deri më sot ende nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë Sallauka

 

Në Universitetin e Prizrenit janë regjistruar 2000 studentë të rinj, nga Prizreni dhe qytetet e tjera përreth, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Por, shumë të rinj ankohen se kuotat për pranimin e studentëve do të duhej të ishin më të larta, me qëllim që të gjithë atyre që duan të ndjekin studimet e larta t’u jepet shansi dhe jo të humbin kohën pa nevojë. Edhe drejtuesit e UP “Ukshin Hoti”, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit rritjen e kuotave.

Rektori Ramë Vataj, duke folur për gazetën"Kosova Sot", ka thënë se ka informacion se qindra studentë kanë mbetur jashtë universitetit, për shkak të numrit të kufizuar për studime. “Prandaj, kjo na ka shtyrë që përsëri të bëjnë kërkesë pranë Ministrisë për shtimin e numrit të studentëve në disa drejtime, siç është ai Menaxhment i biznesit dhe disa nga drejtimet e tjera”, ka thënë Vataj...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)