Zogaj: Veprimet e pozitës e opozitës – veç luftë për pushtet

  • 13 October 2015 - 19:25
Zogaj: Veprimet e pozitës e opozitës – veç luftë për pushtet

Analisti politik dhe drejtori i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, ka thënë se të gjitha veprimet e fundit të politikës në Kosovë, mund të shpjegohen me luftën për pushtet, të pozitës në njërin anë dhe opozitës në anën tjetër.

“Ka një luftë të partive politike për pushtet, njëra që ta mbaj, tjetra që ta fitojë”, ka deklaruar Zogaj në Info Magazine.

“Kjo luftë po nxitet me dy pikat e marrëveshjeve e Brukselit dhe demarkacionit me Malin e Zi”.

“Opozita dhe zoti Kurti po i përdorë mjetet që mendon të krijojë një krizë institucionale që nuk është aq e thjesht si po e marrin zoti Thaçi dhe Zoti Mustafa”.