Kryeministri Mustafa në Spanjë më 21 dhe 22 tetor, i ftuar nga EPP

  • 13 October 2015 - 19:32
Kryeministri Mustafa në Spanjë më 21 dhe 22 tetor, i ftuar nga EPP

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa javën që vjen pritet të udhëtojë në Spanjë për të marrë pjesë në Kongresin e EPP’së. Spanja është një nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës ndërkohë nuk e njeh as pasaportën e Kosovës

Ndërkohë, si mëson, Mustafa pritet të takoj përfaqësues të qeverive dhe partive të shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Mustafa gjatë qëndrimit të tij në Madrid me 21 dhe 22 tetor pritet t’i drejtohet këtij kongresi, ndërkohë edhe do të zhvillojë takime tjera me përfaqësues të qeverive dhe partive të shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën” kanë thënë burime të Express.