Enver Hasani akuzon AAK'në dhe Aleksandër Lumezin për shantazh

  • 13 October 2015 - 19:57
Enver Hasani akuzon AAK'në dhe Aleksandër Lumezin për shantazh

Ish-kreu i Kushtetueses thotë se u shantazhua nga AAK’ja gjatë kohës së bllokadës institucionale. E për shatazh ka akuzuar edhe Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi i cili thotë se po i hakmerret.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka akuzuar kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumzei për orkestrim dhe shantazhin ndaj tij për shkak të aktakuzës për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai në 'Rubikon'  thotë se për pesë vjet vazhdimisht është shantazhuar sa nga njëra palë e sa nga tjetra.

Hasani nuk pret që ky sistem të kap ndonjë peshk të madh apo të luftojë krimin. E shumta që sipas tij mund të bëjnë është të ndjek ndonjë vjedhës pyjesh apo ndonjë person me drogë që sillet kah Grandi.