Nga Putin te Hillary Clinton, politikanët që kanë kryer ndërhyrje estetike

  • 13 October 2015 - 20:15
Nga Putin te Hillary Clinton, politikanët që kanë kryer ndërhyrje estetike

Në një kohë kur e bukura po e prek edhe politikën, duket se janë emrat më të njohur të saj, ata që po përpiqen me çdo kusht të luftojnë vitet. Por, ka një problem: pjesa më e madhe e tyre nuk e bëjnë të ditur këtë fakt.

Megjithatë, gazetat rozë të “show bizz”-it kanë dyshimet e tyre për disa nga figurat.

Më i çuditshmi në listë? Është vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ndonëse mund të duket e pabesueshme, për karakterin dhe natyrën e tij, kreu i Kremlinit mendohet se i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike. Flitet për “blefaroplastikën” për të korrigjuar qeset poshtë syve dhe për pak injeksione botoksi, pa e tepruar.

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjithashtu një nga personazhet, që ka ndryshuar shumë përgjatë viteve, ndonëse specialistët e “show bizz”-it janë ende të pasigurt për të pohuar, nëse Michele Obama ka ndërhyrë me trajtime estetike në fytyrën e saj.

Ndryshe qëndron puna për Hillary Clinton. Fotot e publikuara në kohë të ndryshme tregojnë se, ish-kandidatja amerikane për Presidente duket sot më e re dhe më e freskët. Mendohet se ajo gjithashtu i është nënshtruar “blefaroplatikës”, por edhe disa injeksioneve të botoksit, trajtimit me lazer dhe “peeling”-ut kimik.

Edhe meshkujt janë po kaq të kujdesshëm sa edhe femrat. Është fjala për Silvio Berlusconin, i cili përveç transplantit të deklaruar të flokëve, mendohet se ka ndërhyrë edhe te rrudhat përreth syve. Mesa duket, edhe politikanët kanë sekretet e tyre përsa i pëket bukurisë, por ashtu si edhe në politikë, edhe në këtë fushë ata preferojnë të qëndrojnë të fshehtë, transmeton TCh.