Akademik Isa Mustafa i bën 46 gabime gjuhësore, në 8 rreshta tekst në Facebook! (Foto)

  • 13 October 2015 - 21:49
Akademik Isa Mustafa i bën 46 gabime gjuhësore, në 8 rreshta tekst në Facebook! (Foto)

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa edhe përkundër asaj që e mban gradën më të lartë akademike, atë të Akademikut, ai ka probleme me gjuhën shqipe. Në reagimin e fundit që e ka bërë ndaj opozitës, Mustafa në 8 rreshta në Facebook, i ka lëshuar plot 46 gabime.

Përpos shkronjës e, që e ka përdorur në vend të shkronjës ë, Mustafa ka lëshuar edhe disa gabime tjera, që janë të pafalshme për një nivel akademiku.

Nuk është hera e parë që zyrtarë të lartë shtetëror bëjnë gabime të panumërta qoftë kur shkruajnë ndonjë status në Facebook, ose në rast se shkruajnë ndonjë shkresë,  raporton gazeta Blic.