Isa ia kthen Ramushit, përmend përsëri aktivistët e vrarë të LDK'së

  • 13 October 2015 - 22:59
Isa ia kthen Ramushit, përmend përsëri aktivistët e vrarë të LDK'së

Kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur liderit të AAK’së Ramush Haradinaj duke përmendur sërish aktivistët e vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ata që frikësohen të numërojnë të kërcënuarit dhe të ekzekutuarit nga radhët e veprimtarëve të LDK’së, numrojnë se sa e-pa zë i kam kapërcyar”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Pas kritikave të Mustafës ndaj opozitës, kishte reaguar Haradinaj duke përmendur edhe ish-kryetarin e LDK’së Ibrahim Rugova.

“Ata që po bëjnë me gisht e po kërcënohen, nuk kanë lënë asgjë pa premtuar e pa ofruar, për të qenë në pushtet: Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara edhe dy mandate, gjenerozitete për pakicat, vazhdim të dialogut dhe implementim të marrëveshjeve. Sa për mua është e qartë se njerëzit e LDK –së i kanë vrarë e i kane kërcënuar, por kurrë nuk janë dorëzuar”, ka shkruar kryeministri Isa Mustafa.

"Nuk e di se çka ka patur ndër mend Isa Mustafa, kur e ka shkruar statusin e tij në Facebook, për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe kërcënimet ndaj Presidentit Rugova, por nëse edhe me pahirë, i ka shkuar mendja tek unë, kjo tregon burracakërinë e tij. “Ia kujtoj Isa Mustafës se kur unë kam pasur marrëveshje burrash me Presidentin Rugova, ai ka qenë si hijenë kundër tij, sikundër që është edhe sot, thellësisht kundër frymës së Ibrahim Rugovës, i cili as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovës!” “Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!”, thuhet në reagimin e Haradinajt.