Thaçi: Takim jo i lehtë, Serbia hapi tema të së kaluarës

  • 13 October 2015 - 23:44
Thaçi: Takim jo i lehtë, Serbia hapi tema të së kaluarës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka folur pas darkës në Bruksel. E ka përshkruar takimin si jo të lehtë derisa tha se përfaqësuesit serbë janë të frustruar, duke thënë se sikurse ‘gjithë bota është kundër tyre’.

Thaçi tha se biseduan për zbatimin e marrëveshjeve.

“Në vazhdën e takimeve për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani’, tha Thaçi për Klan Kosova.

Gjithashtu sipas tij u diskutua edhe për vazhdimin e dialogut dhe të ardhmes së vendit.

“Takim jo i lehtë. Me ballafaqime vërehet një frustrim i përfaqësueseve të Serbisë dhe pretendim për rikthim prapa të procesit, në veçanti frustim për shkak të mbështetjes së madhe ndërkombëtare ppr anëtarësim në UNESCO të cilën Serbia e merr si atak.”, tha Thaçi.