Berisha sfidon Ramën: Nëse të del negativ testi i drogës, të kërkoj falje publike

  • 13 October 2015 - 23:52
Berisha sfidon Ramën: Nëse të del negativ testi i drogës, të kërkoj falje publike

I ftuar në studion e Eni Vasilit në News24, ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të gazetares. Berisha ka folur për kauzat e opozitës dhe qeverisjen e majtë ndërsa është ndalur te konsensusi i munguar. Deputeti demokrat theksoi se testi i drogës është një prej kushteve.

Duke u shprehur i sigurt, Berisha tha se Rama duhet të bëjë testin e drogës dhe nëse del negativ, ai do t’i kërkojë falje publikisht.

Do gjeni konsensus?
Berisha: Do ketë një zgjidhje, kanë ngelur disa gjëra. Shenjat e gishtërinjve, ishte absurde. Shenjat e gishtërinjve i ka SAGEM. Si mund të thuash ti ketë SAGEM e të mos i ketë një institucion. Ka ngelur testi i drogës. Rama e merr personale. Unë e kam akuzuar 100 herë si përdorues droge. Unë e kam thënë nga syri im klinik. Si mjek më është dukur jo njëherë po 100 herë si overdozë. E pranon testin zotëria? Nëse testi i del negativ, unë publikisht do ti kërkoj falje. Kam bindjen më të thellë se nuk jam gabim, por prapë 100% syri klinik nuk të mban. Nëse ai pranon testin e drogës dhe e bëjmë të gjithë dhe i del gabim, unë do i kërkoj të falur për akuzën që i kam bërë. E aplikojnë në SHBA, pse të mos e bëjmë ne. Edhe Ministri i Brendshëm kam informacione.

A është fyese kjo?
Berisha: Nuk është fyese. Nëse ke dëgjuar ka ndodhur që edhe kandidatë të SHBA-ve për presidentë kanë thënë se kanë përdorur marijuanë të rinj. Kjo është përgjegjshmëri dhe sinqeritet para publikut. Uroj të mos bëhet mollë sherri. Nëse ai del negativ unë publikisht detyrohem për të vetmen gjë, do i them të më falësh.