Ja rreziku, Vetëvendosjes dhe LDK-së iu vjen paralajmërimi i fortë për Hashim Thaçin

  • 24 December 2019 - 07:38
Ja rreziku,  Vetëvendosjes dhe LDK-së iu vjen paralajmërimi i fortë për Hashim Thaçin

“Pra ky plan mund të hedhet në tavolinë, vetëm atëherë kur ka partner për të biseduar, dhe nëse LVV-ja dhe LDK-ja arrijnë ta formojnë qeverinë dhe procesi i dialogut mbetët nën kompetencat e qeverise duke konfirmuar edhe qëndrimin zyrtar, se plani i ashtuquajtur “Korrigjim Kufijsh” është I papranueshëm dhe i refuzuar që të vihet në tavolinën e bisedimeve, duke marrë parasysh edhe kundërshtimin e këtij plani nga aleatët tanë si amerikanët dhe gjermanët, mendoj se deklaratat e tilla si kjo e z. Borell nuk ka pse të na fiksoj. Rreziku më i madh për vendin, dhe ajo që duhet të na shqetësoj të gjithëve, është nëse procesi i dialogut me Serbinë mbetët në duart e presidentit Hashim Thaçi”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Pasuesi i Federica Mogherinit në postin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka kërkuar që Kosova të krijojë një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të rinisë dialogu Prishtinë-Beograd, i cili ka më shumë se një vit që është bllokuar.

Por sa u përket vijave të kuqe në dialog, Borell thotë se është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit të caktojnë çfarë diskutojnë e çfarë jo.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe zëvendëspresidenti lehtëson dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, proces që është rregulluar nga Asambleja Gjenerale e Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur nga shtetet anëtare të BE-së. U takon dy palëve, që të definojnë agjendën e dialogut dhe gjithashtu ritmin e përmbajtjen”, kanë thënë nga Zyra e Borell.

E lidhur me këtë dhe rrezikun që i kanoset Kosovës, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Është një reflektim pozitiv të Borrellit sa i takon këtij procesi. Derisa Borreli është përcaktuar që tema bisedimeve, madje edhe vijat e kuqe, të mbeten çështje e përcaktimit të palëve në dialog, Prishtinës dhe Beogradit, më nuk është alarm serioz për të cilin duhet të shqetësohet pala kosovare, por është një mesazh konkret për definimin e strategjisë së bisedimeve nga ana e Qeverisë së re të Kosovës në ardhje që t’i vendosë vetë prioritet dhe kushtet e këtij dialogu. Në mënyrë që autorësinë dhe procesin e prirjes në dialog ta merr vetë qeveria dhe të mos e lërë më në “pronësinë” e Hashim Thaçit. Kujtoj se nuk është një deklaratë e papritur, kur shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borell, thotë se është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit të caktojnë çfarë diskutojnë e çfarë jo, dhe u takon të dy palëve, që të definojnë agjendën e dialogut dhe gjithashtu ritmin e përmbajtjen, pasi ndërmjetësuesit e këtyre bisedimeve janë aty për të garantuar marrëveshjet që arrijnë palët në mes veti, e jo për të imponuar agjenda”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, LVV dhe LDK duhet ta marrin seriozisht këtë mesazh të Borellit, dhe të përgatiten për dialog, ngase mbetja në duart e Thaçit do t’i ketë pasojat e pa riparueshme.

“Ajo çfarë duhet të lexohet nga kjo deklaratë, është nevoja për reflektim të dy partive politike në Kosovë, LVV-së dhe LDK-së, që sa më parë ta formojnë qeverinë dhe institucionet tjera, që procesi i dialogut me Serbinë të mos mbetët në duart e presidentit Thaçit, i cili është i interesuar për të quar përpara planin ruso-serb për ndarjen e Kosovës në vija etnike në emër të marrëveshjes me Serbinë”, shtoi analisti politik, Nexhat Haziri.

Sipas Hazirit, plani i ndarjes mundë të nxirret për ta diskutuar në tavolinë të dialogut vetëm nëse pajtohen të dyja palët, prandaj rreziku i ndarjes tani mundë të vie vetëm nga pjesëmarrësit në dialog, nëse ata pajtohen për një projekt të tillë, por jo nga roli i ndërmjetësuesit që duhet të jetë vetëm garantues i arritjes së marrëveshjes dhe zbatimit të saj.

“Pra ky plan mund të hedhet në tavolinë, vetëm atëherë kur ka partner për të biseduar, dhe nëse LVV-ja dhe LDK-ja arrijnë ta formojnë qeverinë dhe procesi i dialogut mbetët nën kompetencat e qeverise duke konfirmuar edhe qëndrimin zyrtar, se plani i ashtuquajtur “Korrigjim Kufijsh” është i papranueshëm dhe i refuzuar që të vihet në tavolinën e bisedimeve, duke marrë parasysh edhe kundërshtimin e këtij plani nga aleatët tanë si amerikanët dhe gjermanët, mendoj se deklaratat e tilla si kjo e z. Borell nuk ka pse të na fiksoj. Rreziku më i madh për vendin, dhe ajo që duhet të na shqetësoj të gjithëve, është nëse procesi i dialogut me Serbinë mbetët në duart e presidentit Hashim Thaçi”, deklaroi në fund, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)