Pengu francez: Ja pika e dobët që mund të shkatërrojë ISIS-in

  • 19 November 2015 - 15:48
Pengu francez: Ja pika e dobët që mund të shkatërrojë ISIS-in

Francezi Nicolas Henin, që për shumë kohë ka qenë peng i ISIS, rrëfen tmerrin teksa shihte shumë prej shokëve të tij t’u pritej koka. Por pjesë interesante e rrëfimit të tij të publikuar te “Il Giornale”, është ajo që ai e konsideron si pika e dobët e ISIS.

“Për momentin nuk ka asnjë strategji politike apo ushtarake se si duhet luftuar ISIS. Nëse ISIS do të bjerë, kjo do të ndodhë në sajë të një procesi politik.

Ne duhet të qendrojë të bashkuar dhe me zemër të fortë. Kjo është frika e tyre më e madhe. ISIS i priste bombardimet dhe për ta nuk është shqetësuese. Ata i shqetëson më shumë reagimi i europianëve.

Nëse ne tmerrohemi dhe kapemi nga paniku, ISIS është fitues. Por ënse ne qendrojmë të bashkuar dhe rezistojmë ndaj kërcënimeve të tyre, morali i tyre do të bjerë përtokë. Ata ushqehen me frikën tonë”,- rrëfen Henin.

Ai shton se, ISIS trimërohet më shumë kur shikon frikë te kundërshtari, ndërsa apelon që Europa të jetë e bashkuar përballë tyre.