Mbrojtja e Limajt konteston përbërjen e Trupit Gjykues

  • 26 November 2015 - 12:18
Mbrojtja e Limajt konteston përbërjen e Trupit Gjykues

Mbrojtësit e deputetit Fatmir Limaj dhe katër të akuzuarve tjerë në rastin e MTPT-së kanë kërkuar që për legjitimitetin e Trupit Gjykues të ketë një interpretim nga Gjykata Supreme ose Kuvendi i Kosovës.

Ata kanë thënë se përbërja e Trupit Gjykues është në kundërshtim me Ligjin për kompetencat e EULEX-it. Trupi Gjykues është tërhequr për konsultim, lidhur me kërkesën e palës mbrojtëse.

Por, prokurori i rastit, Paull Flynn e ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes.