Njihuni me Kurtin, shqiptarin që goditi avionin rus!

  • 26 November 2015 - 12:26
Njihuni me Kurtin, shqiptarin që goditi avionin rus!

Njoftimi për goditjen e avionit rus nga ushtarakët turq e dha pikërisht piloti shqiptar, i cili lajmëroi bazën ushtarake në Ankara dhe më pas Presidentin turk Erdogan.

Ankaraja mbrojti deklaratat e thëna më herët, në të cilat paralajmëronte autoritetet ruse që të mos fluturonin në qiellin turk.

Ndërkohë që e drejta për goditjen e avioni luftarak rus i përkiste pilotit, i cili kishte marrë urdhra më herët për ruajtjen e integritetit të tokave të Turqisë.

Por kush është piloti shqiptar në shërbim të popullit turk?

Ai quhet Kurti dhe i takon ekipit të fluturimeve “Yalnizca Turk”, i cili është specialist i manovrimeve luftarake me avion F-16. Kurti mësohet se është me origjinë nga Presheva.

Në fakt Kurti është vetëm një prej shqiptarëve që punon në shërbimin ushtarak turk.