'Çmenduria' e radhës e diktatorit: Do i prisni flokët si modeli im

  • 26 November 2015 - 12:38
'Çmenduria' e radhës e diktatorit: Do i prisni flokët si modeli im

Sa shumë të qeshura ka shkaktuar në rrjetet sociale modeli i flokëve i Kim Jong-un, diktatorit të Koresë së Veriut.

Por besojeni ose ju, tani të gjithë meshkujt në vendin komunist janë udhëzuar që të presin flokët sipas modelit të liderit.

Mediat e Koresë së Jugut shkruajnë se meshkujt nuk duhet të kenë flokë më të gjata se dy centimetër.

Ndërkohë femrat janë udhëzuar të kopjojnë modelin e gruas së liderit, Ri Sol-ju.

Të vetmit që përjashtohen janë ata që performojnë në skenë.

Monitoruesve të universiteteve iu janë dhënë gërshërë dhe kanë fuqinë që të presin flokët e shkelësve të dekretit në çdo kohë.

Making waves: Kim favours windswept, wet lookMaking waves: Kim favours windswept, wet look