Kosova ka 130 mijë e 775 ekonomi bujqësore

  • 26 November 2015 - 12:46
Kosova ka 130 mijë e 775 ekonomi bujqësore

Kosova ka 130 mijë e 775 ekonomi bujqësore.

Kjo është bërë e ditur sot në konferencën ndërkombëtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ku  janë publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të bujqësisë, i zhvilluar më 2014.

Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, ka thënë se regjistrimi është mbajtur në 34 komuna të Kosovës, kurse në 4 komunat në veri të Mitrovicës nuk është mbajtur, meqë, sipas tij, nuk ka pasur interesim nga këto komuna. 

Nga anat tjetër, drejtuesi i Seksionit Operativ në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së në Prishtinë, Christof Stock, ka thënë se regjistrimi ka një rëndësi të madhe për donatorët e huaj.

“Duke e ditur orientimin veripian të Qeverisë së Kosovës, ne jemi të sigurt se ajo do t’i shfrtyëzojë të dhënat e Regjistrimit të Bujqësisë, për të planifikuar politika më të mira dhe për të ofruar shërbime më të mira, për qytetarët e Kosovës, në harmoni me agjendën për Satbilizim dhe Asociim”, ka theksuar Shtock, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nga raporti del se gjithsej, sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës për prodhimtarinë bujqësore, në vitin 2014, ishte 413 635 hektarë ose 41.8% e gjithsej sipërfaqes bujqësore.

Prej gjithsej sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore, pjesa më e madhe i takon livadheve dhe kullotave (54.3%).

Me perime është e mbjellur 3.7% e tokës së punueshme (6 689 ha). Në mesin e perimeve, më shumë se 38% e tokës së mbjellur është me speca.

Poashtu, janë 4 399 ha pemishte. Shumica e sipërfaqes së plantacioneve të pemëve është e kultivuar me mollë (56.1 %) dhe kumbull (19.9 %).

Ndërsa, sipërfaqja e vreshtave është 3 215 ha, ku 58.6% e sipërfaqes është e kultivuar me rrush për prodhimin e verës.

Nga sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, 10.5% (43 491 ha) mund të ujitet. Në vitin 2014, vetëm rreth gjysma e kësaj sipërfaqe ishte ujitur (22 888 ha).

Sipas raportit, pjesa më e madhe e tokës bujqësore është ujitur nga ujërat sipërfaqësorë (përrua, lumë, liqe), 38.4%, dhe nga hidrosistemi, 31.7%.

Numri i Ekonomive Bujqësore, që merren me blegtori ishte 91 227., ndërsa ekonomitë Bujqësore kanë gjithsej 281 747 Njësi Blegtorale (NjB).

Përqindjen më të lartë të NjB-së e përbëjnë gjedhet me 71%, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë shpezët me 17%, delet me 7%, dhe kafshët e tjera me 5%.

Gjithsej, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë gjedhe ishte 66 589. Ato kanë mbajtur gjithsej 261 689 krerë të gjedheve

Numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë dele ishte 2 466. Gjithsej, numri i deleve në Kosovë është 183 584

Sipas raportit numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë dhi është 2 221, të cilat mbajnë 28 430 dhi.

Gjithsej, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë derra ishte 6 302 dhe gjithsej numri i derrave në Kosovë ishte 34 188 krerë.

Ndërkohë, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë shpezë ishte 67 150. Gjithsej, numri i shpezëve në Kosovë ishte 2 691 831.

Gjithsej, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë bletë ishte 6 018. Ato kishin gjithsej 116 172 koshere bletësh.

(Kosova Sot)