Ja kush ka më së shumti gjasa që të bëhet president i SHBA-së

  • 26 November 2015 - 20:15
Ja kush ka më së shumti gjasa që të bëhet president i SHBA-së

Qyshkur zëvendëspresidenti aktual, Joe Biden, refuzoi që t’i bashkohej garës, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka betonuar pozitën e saj si kandidati kryesor demokrat. Në taborin tjetër, këtë titull e mban biznesmeni kontrovers, Donald Trump, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja edhe të preferuarit e tjerë:

1. Hillary Clinton – demokrate, ish-sekretare e Shtetit

Image

Clinton gjendet në vendin e parë meqë është dëshmuar e pa konkurrencë, si në anketa, po ashtu edhe në mbledhjen e fondeve.

Gjatë verës dolën në pah shumë brishtësi të saj, si kandidate. Popullariteti i saj kishe filluar të binte. Por, ajo i ktheu gjërat në favor të vetes në vjeshtë. Çerekvitin e kaluar ajo mblodhi më shumë fonde sesa që kishte grumbulluar më parë ndonjë kandidat presidencial, gati 30 milionë dollarë.

Mbështetja që e gëzon në mesin e demokratëve, në nivel shtetëror: 55.8% (e para)

Në Ajoua: 53.8% (e para)

Nju Hemshajër: 46% (e para)

Karolina Jugore: 70.7% (e para)

Pozita në muajin e kaluar: 1

2. Donald Trump – republikan, biznesmen

Image

Trump ia ka dhënë flakën botës politike qyshkur ka vendosur që të hyjë në garën presidenciale, në fillim të verës. Dhe, ai ka manifestuar një qëndrim të çuditshëm në përparësi. Tani jemi në muajin e gjashtë të “shout” të Trumpit. Në mesin e republikanëve ka një etje të madhe për një politikan të këtillë. Sa i përket kontroversës së tij, vlen të përmendet thënia e tij: "Do të fitoj, ma merr mendja"!

Mbështetja që e gëzon në mesin e republikanëve, në nivel kombëtar: 27.5% (i pari)

Ajoua: 25.7% (i pari)

Nju Hemshajër: 26.6% (i pari)

Karolina jugore: 27.5% (i pari)

Pozita muajin e kaluar: 2

3. Marco Rubio - republikan, senator nga Florida

Image

Rubio me të madhe është duke u bërë favoriti i establishmentit për nominimin republikan. Ai është një alternativë më e re në turmën republikane dhe ai gëzon mbështetje si nga establishmenti, po ashtu edhe nga baza më konservatore e Partisë Republikane. Ai tani gjendet në vendin e tretë, pas Carson-it dhe Trump-it.

Mbështetja që e gëzon në mesin e republikanëve, në nivel kombëtar: 12.5% (i treti)

Ajova: 11.3% (i katërti)

Nju Hemshajër: 12% (i dyti)

Karolina jugore: 12.3% (i treti)

Pozita në muajin e kaluar: 4

4. Ted Cruz - republikan, senator nga Teksasi

Image

Cruz ka zhvilluar në heshtje një kampanjë “nën radar”, e cila i ka siguruar atij një pozicion të mirë, duke u bërë njëri nga finalistët e nominimit. Në një anketë, të bërë tash vonë, ai u gjet menjëherë pas Trumpit. Në anën tjetër, shifrat e mëdha të parave të mbledhura deri më tani, tregojnë se ai do të mbetet në garë për një kohë të gjatë.

Cruz shkaktoi një vërshim të entuziazmit në mesin e bazës republikane.

Mbështetja që e gëzon në mesin e republikanëve, në nivel kombëtar: 11.3% (i katërti)

Ajova: 15.3% (i treti)

Nju Hemshajër: 10% (i treti)

Karolina e jugut: 11.3% (i katërti)

Pozita në muajin e kaluar: 5

5. Ben Carson - republikan, neurokirurg i pensionuar

Image

Carson ka pësuar një rënie prej disa pikësh krahasuar me muajin e kaluar, kur u bë kandidati i parë që nga korriku, që të garonte me Donald Trump-in për vendin e parë në një anketë të nivelit kombëtar.

Sikur edhe Trump, Carson është një autsajder për Uashingtonin, i cili ka bërë me dije se mund ta ketë mbështetjen e një baze të gjerë të elektoratit. Ai po ashtu ka manifestuar edhe një mjeshtëri për mbledhjen e fondeve, duke mbledhur rreth 21 milionë dollarë gjatë tremujorit të kaluar, më shumë se çdo kandidat tjetër republikan.

Mbështetja që e gëzon në mesin e republikanëve, në nivel kombëtar: 19.8% (i dyti)

Ajova: 21% (i dyti)

Nju Hemshajër: 9.8% (i katërti)

Karolina jugore: 21.8% (i dyti)

Pozita që kishte muajin e kaluar: 3

6. Jeb Bush - republikan, ish-guvernator i Floridës

Image

Tetori ishte konsideruar si muaji më i rëndësishëm për kampanjën e Bushit. Nëntori pritej të ishte edhe më i rëndësishëm, por Bush, i cili dikur konsiderohej si kandidati kryesor republikan, ka parë Trump-in duke ia marrë këtë primat. Bush mblodhi më shumë se 100 milionë dollarë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Mbështetja që e gëzon në mesin e republikanëve, në nivel kombëtar: 5.5% (i pesti)

Ajova: 5% (i pesti)

Nju Hemshajër: 7.6% (i pesti)

Karolina jugore: 6.8% (i pesti)

Pozita që kishte muajin e kaluar: 6

(Kosova Sot)