Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 45 vjeçari

  • 26 November 2015 - 22:25
Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 45 vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për dhunë në familje. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Dhimitër Kromidha, banues në Gjirokastër.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30 ka shkuar në një lokal në lagjen “18- Shtatori”, në Gjirokastër në të cilin ishte punësuar si kameriere ish-bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Policia bën të ditur se, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhunë në familje", transmeton Shekulli.