Siriani gatuan në rrugë për të pastrehët në Gjermani

  • 26 November 2015 - 22:29
Siriani gatuan në rrugë për të pastrehët në Gjermani

Në shenjë falënderimi për mikpritjen që i është bërë në Gjermani, një refugjat sirian ka gatuar në rrugë për të pastrehët. Ai ka vendosur një tavolinë në mes të rrugës, ka marrë një tigan, bukë, oriz dhe disa pjata plastike.

Alex Assali gatuan në rrugë dhe ushqimin ua ofron të pastrehëve në qytetin Oer-Erkenschwick të Gjermanisë. Siriani ka ndjerë nevojën për të falënderuar popullin gjerman, për mikpritjen që i është bërë dhe mendoi që ta shpërblejë atë.

“Ndërtoj diçka për gjermanët”, shkruhet në tavolinën e tij. Fotografia është publikuar në “Reddi”t, ku ka marrë mijëra komente pozitive. “Synimi i sirianëve është që t’ua kthejmë të mirën atyre që na ndihmuan”, tha Assali.

Ai ka mbërritur në Gjermani në vitin 2014 dhe tani çdo të shtunë gatuan për të pastrehët.