Çfarë thonë për njëri-tjetrin filantropët më të mëdhenj në botë

  • 26 November 2015 - 22:40
Çfarë thonë për njëri-tjetrin filantropët më të mëdhenj në botë

Gati 200 miliarderë, filantropë të rangut botëror dhe sipërmarrës socialë ishin mbledhur në Nju- Jork, në qershor, me rastin e Samitit vjetor “Forbes 400” rreth filantropisë. Theksi ishte vënë te ndarja e çmimit për të arriturat jetësore bashkëthemeluesve të organizatës “Partners in Health”, Paul Farmer dhe Bill e Melinda Gates.

Ata gjenden në shoqëri të ndryshme. Farmerit i bashkohet pionieri i mikrofinancës dhe fituesi i çmimit Nobel, Muhammad Yunus dhe themeluesi i “Teach for America”, Wendy Kopp, si fitues për sipërmarrësi sociale. Warren Buffett dhe Chuck Feeney ishin dy marrësit e parë të çmimit të filantropisë.

Për prezantimin e një legjende, duhet një legjendë tjetër. Ish-presidenti Bill Clinton prezantoi Paul Farmer-in. Warren Buffett e bëri këtë gjë për Bill e Melinda Gates-in, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja disa nga fjalët që u thanë me atë rast.

Bill Clinton rreth Paul Farmer-it

Gjatë mandatit tim të dytë si president, kaloja shumë mbrëmje duke lexuar në zyrën time, pasi Hillary binte për të fjetur. Një natë mbarova së lexuari librin “Mountains Beyond Mountains”, rreth Paul Farmer-it dhe i telefonova vajzës sime, e cila ishte ende zgjuar në Stanford, tri zona kohore më larg. “Chelsea, a di ndonjë gjë për Paul Farmer-in?”, e pyeta. “Oh, baba, ai është një i shenjtë”, më tha ajo. Më pas pata rastin që të punoja me Paul-in në Ruandë, Haiti, Liberi dhe gjetiu. Ai ka shpëtuar jetën e shumë njerëzve në botë. Dhe, ka shumë jetë të tjera, të cilat ai i ka ndryshuar, duke përfshirë edhe jetën time.

Unë u rrita në pjesën rurale të Floridës, pa e ditur asnjëherë se do të shkoja në Djuk (Duke), apo do të punoja një ditë në Harvard. Tani jemi duke punuar në Ruandë, që ta hapim një universitet. Kur iu flas fëmijëve atje, të cilët me vite të tëra kanë vuajtur, ata m’i rikujtojnë ato ditë. Edhe ata kanë ëndrra të mëdha, që të bëhen mjekë dhe biznesmenë, e edhe profesionistë të ndryshëm. Edukimi është një pjesë e madhe e asaj në çka do të punojmë gjatë viteve të ardhshme.

Image

Warren Buffett rreth Bill e Melinda Gates-it

Kur isha duke menduar, nëntë vjet më parë, se ku t’i jepja paratë e mia, u takova me Bill e Melinda Gates-in, duke arritur me ta një lloj të tillë të marrëveshjeve, që zakonisht bëj: ata e bëjnë krejt punën, e unë rri prapa dhe shikoj. Kam studiuar bamirësit e mëdhenj të këtij vendi: Rockefeller, Carnegie, Henry Ford, e të tjerë. Asnjëri prej tyre nuk shpenzoi aq shumë kohë personale, përpjekje dhe mundim intelektual në fondacionet e tyre, sa që bënë Bill e Melinda, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Bill Gates duke marrë Çmimin për të arritura jetësore “Forbes 400” për bamirësi, në emër të vetin dhe të Melinda-s

Kam bërë shumë punë argëtuese, por asnjëra prej tyre nuk ka qenë më argëtuese, sesa partneriteti me Melindan dhe shikimi i rezultateve reale. Njëra ndër lakoret më të preferuara të mia është ajo që tregon se, gjatë 25 vjetëve të fundit, vdekshmëria e fëmijëve ka rënë përgjysmë dhe parashikimi im i preferuar është se kjo vlerë do të përgjysmohet edhe një herë. Bamirësinë e shoh si sipërmarrje kapitale të funksionimit të qeverisë. Ekzistojnë disa gjëra të cilat sektori privat kurrë nuk do t’i financojë, sikur që është luftimi i malaries, apo rregullimi i sistemeve primare shëndetësore, meqë aty nuk ka ndonjë model të profitit. Qeveritë duan që t’i financojnë gjërat e tilla, por ato e kanë të vështirë që të punojnë në çështjet me të vërtetë afatgjata dhe të joshin shkencëtarët e vërtetë për t’i zgjidhur këto probleme. Filantropia mund ta ndërmarrë rrezikun, të bëjë studime dhe zhvillime, si dhe të financojë pilot programet, me qëllim të rregullimit të disa nga gjërat më kritike në botë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Paul Farmer rreth Bill Gates-it

Në një rast isha duke udhëtuar me Bill-in në Afrikë dhe vendosëm që të shkonim majë një mali, për t’i shikuar gorillat për së afërmi. Ne qëndruam atje, ku vetëm pak metra larg Bill Gates-it ishte një gorillë, por, ai, pa u trazuar, kthehet e më pyet: “Si i kemi punët me këtë vaksinën kundër tuberkulozit”?

Image

 

(Kosova Sot)