VAN i reziston propagandës qeveritare

  • 27 November 2015 - 16:11
VAN i reziston propagandës qeveritare

Opozita mohon lajmet e lansuara nga pushteti

Të pyetur për këtë temë nga "Kosova Sot", të tri partitë opozitare edhe një herë konfirmuan qëndrimin e tyre dhe vendosmërinë për të kundërshtuar Qeverinë e vendit

Bllokuan institucionet e shtetit për 6 muaj të tërë, qëndruan të bashkuar për 6 muaj të plotë kundër qeverisjes nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja, por megjithatë pas kësaj kohe blloku VLAN (VETËVENDOSJE, LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA) u thye nga tërheqja e të parit të LDK-së, Isa Mustafës, nga ky pakt. Edhe sot jemi dëshmitarë të një bllokimi të ngjashëm të punës institucionale nga ana e forcës opozitare kundërshtuese ndaj qeverisjes aktuale. Kësaj radhe, aktori i vetëm që ka ndërruar anën është LDK-ja e Isa Mustafës. Mustafa dhe partia e tij kaluan në qeveri dhe tani po shfaqen kundërshti të mëdha në mes tyre dhe ishpartnerëve të VLAN-it. Kohët e fundit kanë dalë njoftime në media se mund të ketë një afrim të liderit të AAK-së me pushtetarët aktualë. Të pyetur për këtë temë nga ''Kosova Sot'' ishin të tri partitë opozitare, të cilat edhe një herë konfirmuan qëndrimin e tyre dhe vendosmërinë për të kundërshtuar Qeverinë e vendit. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)