Gratë opozitare në burgun e Lipjanit, kërkojnë lirimin e Donika Kadajt (Foto)

  • 27 November 2015 - 17:05
Gratë opozitare në burgun e Lipjanit, kërkojnë lirimin e Donika Kadajt (Foto)

Gratë e opozitës kanë kërkuar lirimin e deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi gjatë një aktiviteti simbolik që e mbajtën pranë qendrës së paraburgimit në Lipjan.

Me këtë rast ato kane vendosur pano në rrethojat e këtij objekti.

Magbule Shkodra nga AAK ka deklaruar se mbajtja e Kadaj-Bujupit në burg është akt politik, njofton Klan Kosova.

Për ta kundërshtuar mbajtjen në paraburgim të deputetes së AAK-së, strukturat e gruas të partive opozitare, paraprakisht mbajtën edhe një tubim në Prishtinë.