Liderët e opozitës: Nuk do të ketë dhunë nesër, edhe fëmijët tanë në protestë

  • 27 November 2015 - 18:23
Liderët e opozitës: Nuk do të ketë dhunë nesër, edhe fëmijët tanë në protestë

Ka përfunduar takimi i tre liderëve të opozitës. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ky takim është mbajtur për t’u koordinuar me manifestimin e nesërm.

“I bëjmë apel qeverisë që të ndërpresë këtë lojën për shpërthime të rrejshme. Të sillen si burrështetas”, ka thënë Limaj.

Në anën tjetër, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se nesër do të bashkohen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të manifestuar kundërshtimin për marrëveshjet.

“Qytetarët nesër do ta kenë të qartë se Republika e Kosovës nuk cenohet dhe territori nuk falet”, ka thënë Ymeri.

Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nesër do të festohet. “Shpresojmë që prej ditës së nesërme do të stabilizohet situata. Nesër çdo gjë do të shkojë mirë, e kjo puna me alarme të rrejshme është përrallë me mbret. E kam në plan t’i marrë edhe fëmijët e mi”, ka thënë Haradinaj.