Ramush Haradinaj: Alarmet për bomba, “përrallë me mbret”

  • 27 November 2015 - 17:13
Ramush Haradinaj: Alarmet për bomba, “përrallë me mbret”

Para nisjes së takimit të tre liderëve të opozitës në prag të manifestimit të nesërm “Për Republikën”, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë ardhur në këtë takim për t’i përmbyllur përgatitjet për nesër.

“Dëshirojmë të jemi bashkë në prag të festës, ju ftojmë të na ndiqni nesër”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa i pyetur për alarmet e rreme me bomba sot në kryeqytet, ai ka thënë se këto janë “përralla me mbret”.

“S’kemi të bëjmë asgjë me to, shihemi nesër në shesh”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.