Turqia ka cënuar sovranitetin grek 1 mijë e 443 herë

  • 27 November 2015 - 17:30
Turqia ka cënuar sovranitetin grek 1 mijë e 443 herë

Turqia e cilësoi cenim të sovraniteti kalimin e avionit rus në hapësirën turke dhe e rrëzoi atë.

Por kur është Turqia që e cenon hapësirën ajrore të një shteti tjetër qëndrimi ndryshon.

Turqia ka shumë probleme me Greqinë për shkak të Qipros dhe turqit kanë provokuar shumë herë shtetin helen.

Dukë përfituar edhe nga kriza financiare në Greqi, Turqia ka futur avionët e saj më shumë se 2 mijë e 200 herë në 2014 në territorin grek.

Ndërsa këtë vit, deri në fund të muajit tetor Turqia ka cenuar 1 mijë e 443 herë sovranitetin grek.

Greqia në të kundërt nga Turqia nuk ka marrë masa drastike ndaj turqve përveç paralajmërimeve që janë injoruar shpesh nga turqit.