Vogëlushi shqiptar që ka emrin më të pazakonshëm në Berlin (Foto)

  • 28 November 2015 - 08:45
Vogëlushi shqiptar që ka emrin më të pazakonshëm në Berlin (Foto)

Ai është «aktivisti» më i ri i mbrojtjes së ambientit në Gjermani ose së paku në Berlin, ku ka lindur para dy vitesh. Është kështu pasi që prindërit e kanë pagëzuar me emrin mbase më të pazakonshëm të mundshëm, «Ozon».

«Ne angazhohemi prej vitesh për mbrojtjen e ambientit dhe duam që dikur edhe Ozoni të shkojë gjurmëve tona», thotë për Berliner Zeitung babai, Xhafer Metaj, 53 vjeçar.

Në zyrën civile u shprehën të habitur me emrin, por lejuan megjithatë që vogëlushi të pagëzohej kështu, shton Metaj, i cili bashkë me gruan, Florijen, ka plane të mëdha me Ozonin e vogël.

Sigurisht, Ozoni i vogël ende nuk është në gjendje të bëjë shumë për mbrojtjen e ambientit por ai i thotë qysh tash në mënyrë të rregullt fjalët si: «Baum», Blume», «Wasser», Himmel»; «Sterne» (pemë, lule, ujë, qiell, yje).  Ai po rritet në një ambient tregjuhësor: me gjermanishten, anglishten dhe shqipen, që është gjuha e amtare e tij dhe e prindërve të tij.

Ozoni ka dëshirë të këndojë dhe tregon edhe prirje për aktrim. Ai tashmë ka luajtur si statist në serialet televizive si «Berlin – Tag &N acht» dhe «Anwälte im Einsatz», përcjell albinfo.ch.

*Shtresa e ozonit mbron gjallesat nga rreziku i rrezatimit ultraviolet që vjen nga dielli.