LAJMI I FUNDIT: Policia arreston Albin Kurtin

  • 28 November 2015 - 15:09
LAJMI I FUNDIT: Policia arreston Albin Kurtin

(E plotësuar)- Policia e Kosovës e ka arrestuar ish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës pasi hyrën më forcë brenda selisë së Vetëvendosjes, kanë arrestuar Kurtin.

Ai është marrë dhe tani po dërgohet në stacionin policor.

Kurti ka pasur flet arrest nga Policia e Kosovës pasi ka hedhur gaz lotësjellës dhe sprej në Kuvendin e Kosovës.

(Kosova Sot)

-------------------------------------------------------------------

Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në këto qaste kanë hyrë brenda selisë së LVV-së.

Brenda në seli është deputeti Albin Kurti.

Ndërkohë, policia ka tentuar ti shpërndajë aktivistët të cilët bllokuan hyrjen.

------------------------------------------------------------------

 
Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në këto qaste kanë hyrë brenda selisë së LVV-së.

Brenda në seli është deputeti Albin Kurti.

Ndërkohë, policia ka tentuar ti shpërndajë aktivistët të cilët bllokuan hyrjen.

 Aktivistet e VV'së kanë kërkuar që policia ta lirojë rrugën para selisë së tyre.

Kjo ka pasuar me një përleshje të vogël të policisë me këta aktivistë. Policia ka hedhur sprej në drejtim të tyre, 

Brenda selisë së VV ndodhet deputeti Albin Kurti i cili tash e sa ditë është në arrati. 

Ai u paraqitë në protestën e opozitës e cila u mbajt në sheshin "Zahir Pajaziti" në ora 14:00 për të vazhduar deri në selinë e tij i rrethuar nga mbështetës të tij. 

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar aktivistët e saj që të mblidhen përpara selisë, meqë aty janë shtuar forca të shumta policore.

Image
Image
Image

 

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pas përfundimit të fjalimeve dhe mbylljes se manifestimit Albin Kurti dhe deputetët opozitarë së janë nisur drejt selisë së tyre.

Albin Kurti gjatë ecjes se tij nëpër shesh është parë duke u mbrojtur nga shumë njerëz.

Ndërkohë, raportohet se tashmë policia e Kosovës është nisur në drejtim të selinë së Vetëvendosjes.

Image

​Policia po e ruan Kurtin te selia e VV’së