Deputetja Kadriu uron 28 nëntorin

  • 28 November 2015 - 15:46
Deputetja Kadriu uron 28 nëntorin

Deputetja e pavarur në Kuvendin e Kosovës Margarita Kadriu ka uruar shqiptarët me rastin e 28 nëntorit.

Kadriu, në një postim në Facebook ka shkruar se kjo ditë, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë, gjë që, sipas saj, lë shumë për të dëshiruar në vendin tonë. 

Ky është postimi i plotë i deputetes Kadriu: 

Sot festojmë 28 Nëntorin, datë kjo me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë. 28 Nëntori i vitit 1912 ishte vulosje e të arriturave tona si komb, në rrugën e vështirë të lirisë. Liria e arritur është vlera dhe pasuria më e çmuar, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje gjeneratë pas gjenerate.

Andaj, 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar,përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë, gjë që lë shumë për të dëshiruar në vendin tonë. 

Urime 28 Nëntorin!

‪#‎MKadriu

(Kosova Sot)