Selimi e quan të pajustifikueshëm veprimin e policisë

  • 28 November 2015 - 16:48
Selimi e quan të pajustifikueshëm veprimin e policisë

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, nuk e ka quajtur provokim pjesëmarrjen e Albin Kurtit, i cili ka qenë në kërkim nga Policia, në manifestimin e sotëm të opozitës në shesh.

“Kurti është qytetar i Kosovës. Manifestimi ka qenë për të gjithë, por nuk ka asnjë lloj provokimi që do të arsyetonte veprimin e policisë për hyrje me dhunë në zyrat e Vetëvendosjes”, ka thënë Selimi për KTV-në.