Fjalimi i Albin Kurtit para masës luhatë aleancën opozitare

  • 28 November 2015 - 17:47
Fjalimi i Albin Kurtit para masës luhatë aleancën opozitare

Sekretari i Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi ka përsëritur sonte se po të ishte në vendin e Albin Kurtit nuk do të dilja në protestë.

Sipas tij, Kurti është dashur ta bëjë këtë sakrificë. “Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë një sakrificë të tillë, por kjo tashmë nuk është relevante”, transmeton Indeksonline.

E burime të Indeksonline thonë se paraqitja e papritur e Kurtit para masës së mbledhur dhe fjalimi jashtë dy marrëveshjeve për të cilat ishte thirrur manifestimi, i ka irrituar shumë Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limaj.

Ata janë parë duke u larguar para se Kurti ta përfundojë fjalimin.