Pushtetet - të varura, të inkriminuarit bëjnë ligjin

  • 28 November 2015 - 07:57
Pushtetet - të varura, të inkriminuarit bëjnë ligjin

Sistemi i drejtësisë, në krizë të thellë

Gjyqësori nën ndikimin e vazhdueshëm të politikës

“Tani kemi arritur këtu ku jemi, askush nuk përgjigjet për vjedhjen e Dhomës së dëshmive, djemtë e deputetëve rrahin policë, kryetar komunash i ikin drejtësisë duke ia uruar ministrit të Drejtësisë Vitin e Ri me SMS, të burgosurit të akuzuar për vepra të rënda penale mbahen në QKUK me diagnoza të fabrikuara nga politika etj. Kështu e shohin prosperitetin e Kosovës edhe  Qeveria e tanishme,  e cila nuk ka ndryshuar asgjë në qasje nga ajo që e shpalli pavarësinë e vendit,  sepse është e njëjta”, është shprehur ish- kreu i MD –së, Jonuz Salihaj

Parimi i ndarjes së tri pushteteve, ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, që nënkupton se të njëjtët persona nuk mund të bëjnë pjesë në më shumë se njërin prej organeve të ndryshme të pushtetit, që ndalon organin e  një pushteti të kontrollojë ose të hyjë në veprimtarinë e një organi të pushtetit tjetër, ka mbetur vetëm në letër. Pasi historikisht gjyqësori ka qenë i kërcënuar nga ndërhyrjet dhe influencat e ekzekutivit, ndonëse  janë bërë përpjekje ligjore për t’u siguruar gjykatave dhe gjyqtarëve një pavarësi sa më të madhe nga ekzekutivi. Por, pyetja shtrohet se për çfarë qëllimesh, qeveritë e deritanishme e kanë  shkaktuar këtë kaos në përzierjen e pushteteve, në vend që të funksionojnë të ndara sipas Kushtetutës dhe ligjeve? Ish- ministri i Drejtësisë, Jonuz Salihaj, risjell në vëmendje ndikimin e politikës në gjyqësor që në procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Salihajt, kjo është bërë vetëm për interesa personale të grupeve të caktuara. “Kur jam votuar nga Kuvendi i Kosovës, ministër i Drejtësisë, më 10 mars të vitit 2006, e kam gjetur procesin e rekrutimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj plotësisht të bllokuar. Së bashku me stafin tim kemi arritur në një kohë rekorde ta zhbllokojmë këtë proces, duke bashkëpunuar me Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe mekanizmat e tjerë, të aktivizojmë Komisionin Shtetëror të  Avokaturës,  duke iu mundësuar juristëve të rinj kalimin e kësaj pengese me sukses dhe konkurrimin për pozita të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, ka thënë Salihaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)