Dhunë në kufirin greko-maqedonas, refugjatët lëndojnë 18 policë

  • 28 November 2015 - 21:28
Dhunë në kufirin greko-maqedonas, refugjatët lëndojnë 18 policë

Një grup refugjatësh të cilëve u është mohuar hyrja në Maqedoni, kanë sulmuar policinë kufitare me gurë, duke lënë të lënduar rreth 18 prej tyre, raportojnë mediet rajonale.

Ministria e Brendshme në Maqedoni njoftoi se 18 policë janë lënduar si pasojë e përshkallëzimit në dhunë të protestës së refugjatëve, dy prej të cilëve janë hospitalizuar.

Trazirat në kufirin greko-maqedonas në pikë kalimin në Gjevgjeli, kanë filluar që prej kur Maqedonia filloi të vë barriera kufitare rreth 2.5 metra të lartë.

Gjatë trazirave policia maqedonase ka pësuar edhe dëme materiale, sipas deklaratës së ministrisë.

Agjencia e lajmeve “ANA” ka raportuar se policia maqedonase ka lëshuar gaz lotsjellës ndaj refugjatëve për të shpërndarë ata.

Sipas raporteve, pjesëmarrës në këtë përplasje me policinë maqedonase ishin rreth 200 refugjatë.