Mediat e huaja raportojnë për ngjarjet e sotshme në Kosovë

  • 28 November 2015 - 21:50
Mediat e huaja raportojnë për ngjarjet e sotshme në Kosovë

Jo vetëm ngjarjet e sotshme, por thuajse të gjitha zhvillimet e fundit politike në skenën kosovare janë në fokusin e medieve ndërkombëtare.

Edhe arrestimet e sotme pas tubimit paqësor të Policisë së Kosovës nuk kaluan pa u raportuar në mediat më me zë në botë.

“Reuters” për arrestimin e Albin Kurtit ka shkruar se policë të maskuar e të armatosur me automatikë kanë arrestuar deputetin e njohur opozitar për shkak të akuzave lidhur me veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës ku ka shpërndarë disa herë gaz lotsjellës, në kundërshtim të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në Burksel.

“Associated Press” ka raportuar për mënyrën se si Policia e Kosovës ka hyrë brenda zyrave të VV-së, duke arrestuar dhjetëra aktivistë, përfshi edhe një nga liderët i cili kërkohej për veprimet brenda Kuvendit të Kosovës, duke aluduar në Albin Kurtin.

Ndërkaq “Yahoo News” shkruan se Policia e Kosovës sot ka arrestuar deputetin më të rëndësishëm opozitar së bashku edhe me dhjetëra aktivist ë të tjerë, pasi ai mori pjesë në një protestë në kundërshtim të një marrëveshje me Serbinë.