Caktohet masa e paraburgimit për Albin Kurtin, në kohëzgjatje prej 30 ditëve

  • 28 November 2015 - 22:31
Caktohet masa e paraburgimit për Albin Kurtin, në kohëzgjatje prej 30 ditëve

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda - ka caktuar masën e sigurisë - paraburgim për të Albin Kurti.

Vendimi, sipas kumtesës nga Gjykata, u dha pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

“Në të njëjtën ditë vendosi që të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit Albin Kurti caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve llogaritur nga dita e ndalimit përkatësish nga data 28.11.2015. Masa e paraburgimit ndaj tani të pandehurit Albin Kurti është caktuar për arsye se ndaj të njëjtit kanë filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale:1.Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, 2. Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KPK-së,3.Pengimi i personit zyrtar nga neni 409 par.4 lidhur me par.1 të KP të RK-së, dhe ekzistimit të rrezikut të përsëritjes së veprave penale për të cilat tani dyshohet i pandehuri si dhe për shkak se i njëjti deri sot ka qenë në arrati edhe pse e kishte të ditur se është në kërkim nga prokuroria e Shtetit dhe për të njëjtin kishte urdhër për ndali ,arrestim dhe dërgim në prokurori.
Kundër këtij aktvendimi është e lejuar ankesa brenda afatit prej 3 ditëve nga dita e pranimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit për caktimin e masës së sigurisë” (sic.), thuhet në kumtesë.