Raporti i fundit policor: Çfarë po ndodhë me 97 aktivistët e arrestuar?

  • 28 November 2015 - 23:06
Raporti i fundit policor: Çfarë po ndodhë me 97 aktivistët e arrestuar?

Policia e Kosovës, përmes një kumtese për shtyp, thotë se deri më tani, numri i personave të shoqëruar në stacione policore ka arritur në (97) persona, prej tyre (11) janë ndaluar për 48 orë me dyshimet për përfshirje në vepra penale, (53) janë dërguar në procedurë të shpejtë për përfshirje në raste të kundërvajtjes, (26) janë liruar në procedurë të rregullt, si dhe (7) të mitur janë liruar.

“Ndërsa numri i personave të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nga ana e protestuesve ka arritur në dhjetë (10) persona, kurse nga ana e zyrtarëve policor janë lënduar dy (2) zyrtar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si dhe disa të tjerë që kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, por që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Po ashtu si pjesë e vazhdimit të detyrave policore, në koordinim edhe me prokurorin kompetent, në objektin e selisë së Vetëvendosjes, nga njësiti i Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës, është realizuar edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;

2 - copë gaz maska ushtarake,

1 - sprej (OC) i vogël,

2 - shufra metalike,

2 – mjete të destinuara për gjuajtje të sferave me llastika,

4 - qese me pluhur të dyshimtë,

2 - qese me sfera xhami,

1 - një gaz lotsjellës,

3 - radiolidhje mototrolla,

1 - shishe me sasi ½ e litrës me plumba gome - 26 copë,

1 - një fishek zjarre me barot,

3 - boca gazi lotsjellës të zbrazëta,

1 - qese najloni me 7 copa gaz lotsjellës,

1 - qese me sfera me ngjyrë,

1 - çantë me tri shishe plastike me sasi ½ litrës të mbushura me benzinë,

1 - shishe plastike prej 1,5 litra me benzinë,

1 - sprej i vogël OC (djegës),

1 - sprej i madh OC (djegës)

2 - qese me armatura të salduar (në formë Iriqi) për shpuarje të gomave të veturave,

5 - shishe në sasi prej 1,5 litra të mbushura me ngjyrë pink,

13- copë maska të zeza (fantomka) për mbulim të fytyrës,

Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja vazhdon me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Bashkangjitur keni disa fotografi të mjeteve të dyshuara të përfshira në listën e konfiskimeve si prova materiale” (sic.), thuhet në kumtesë.