Flet Albulena Haxhiu nga arratia: Bandës se Thaçit e Mustafës po i vjen fundi

  • 28 November 2015 - 23:31
Flet Albulena Haxhiu nga arratia: Bandës se Thaçit e Mustafës po i vjen fundi

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu nga arratia ka paralajmëruar fundin e pushtetit aktual. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka kritikuar veprimet e sotme ku u arrestua Albin Kurti dhe aktivistë të tjerë të VV’së.

“Nuk ka më asnjë fije dyshimi se kësaj bande kriminale po i vie fundi dhe nuk do të vonojë shumë kur kjo klasë e fëlliqur politike do të përgjigjet për gjitha dëmet që i'a sjellën Republikës dhe qytetarëve! Përgjakja e aktivistëve, dhuna brutale, arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve, bastisjet e paligjshme, thyerja e selisë, terrorizimi që po ja bëni qytetarëve, do të ju kthehet bumerang! Këto janë shqelmet e fundit të IsaHashës. Pushteti nuk mbahet me kërbaç, JO!”, shkruan Haxhiu.