Limaj: Ky është regjim i Isës e Hashimit

  • 28 November 2015 - 23:41
Limaj: Ky është regjim i Isës e Hashimit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se ajo që ndodhi sot në selinë e partisë parlamentare, duke iu referuar selisë së Vetëvendosjes, është një regjim i Mustafës dhe Thaçit.

Ky regjim me masa represive, sipas Limajt, dhunon zyre, shtyp zërin opozitar dhe burgos deputetë, raporton lajmi.net.

“Kjo është demokracia e Isës e Hashimit. Mirë që maska u shqye më në fund, kjo është fytyra e vërtetë e tyre. Ata dy dhe regjimin e tyre sot e tmerroj manifestimi madhështor i popullit, sot u pa kush janë dhunuesit e shtetit” ka shkruar Limaj në Facebook.