Gjermania do të dërgojë 1200 ushtarë në luftë kundër ISIS’it

  • 29 November 2015 - 21:33
Gjermania do të dërgojë 1200 ushtarë në luftë kundër ISIS’it

Gjermania mund të dërgojë 1200 ushtarë në Lindjen e Mesme në fund të këtij viti.

Lajmi u është konfirmuar mediave gjermane nga burime zyrtarë të brendshëm gjerman, shkruan Reuters.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar se do të mbështesë iniciativat kundër ISIS’it gjatë bisedimeve me presidentin francez Francois Hollande.