Politika tenton të mbajë kontrollin në Universitetin Publik

  • 01 December 2015 - 14:51
Politika tenton të mbajë kontrollin në Universitetin Publik

Zgjedhjet e reja në Universitet, klanet nisin aksionet

Pupovci: UP-në e dëmtojnë klanet 

"Sikur vërtet të ekzistonte vullneti për avancimin e punës në UP, do të mbështetej rektori i tashëm, Ramadan Zejnullahu. Gjithashtu, emërimi në Këshillin Drejtues nuk do të bëhej sipas militantizmit partiak, por sipas integritetit personal dhe kredibilitetit shkencor e qytetar të anëtarëve të KD-së", shprehet eksperti Halim Hyseni 

Rektori Ramadan Zejnullahu ishte duke bërë një punë të mirë, por politika ndërhyri për t'ia ndalë hovin, për shkak se nuk e donin një universitet pa korrupsion, por me profesorë që kanë diploma të dyshimta, e profesorë që ia kanë pa 'hairin' politikës. Duhet thënë se politika nuk e la rektorin Zejnullahu të bëjë reformë të duhur, për shkak të ndërhyrjeve të shumta. Njohësit e mirë të arsimit shprehen se politika po tenton që sërish ta fusë në duart e veta Universitetin e Prishtinës dhe të shpërndajë diploma e të bëjë regjistrime të pakontrolluara, siç ka bërë që nga paslufta e këndej. Eksperti i arsimit, Halim Hyseni, thotë se Këshilli i ri Drejtues i UP-së është dëshmi e qartë se politika sërish po tenton ta fusë në duar UP-në."Po, politika do ta fusë në dorë UP-në. Kjo është dëshmuar edhe me formimin e Këshillit Drejtues të tashëm, i cili përbëhet nga militantë partiakë të PDKsë dhe të LDK-së. Sikur vërtet të ekzistonte vullneti për avancimin e punës në UP, do të mbështetej rektori i tashëm, Ramdan Zejnullahu. Gjithashtu, emërimi në Këshillin Drejtues nuk do të bëhej sipas militantizmit partiak, por sipas integritet personal dhe kredibilitetit shkencor e qytetar të anëtarëve të KD-së", shprehet Hyseni...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)