Gjermania me plan 6 pikësh për të fituar ISIS

  • 01 December 2015 - 17:04
Gjermania me plan 6 pikësh për të fituar ISIS

Ministrja e brendshme e Gjermanisë, Ursula von der Leyen (57, CDU), ka treguar planin gjashtë pikësh për gazetën gjerman Bild.de, me të cilin, mund të fitohet ISIS. Në vijim Bota sot ua sjell të plotë strategjinë gjermane sesi mund të mposhtet përgjithmonë dhuna fetare që ka kapluar Sirinë dhe Irakun.

Të mobilizohemi të gjithë së bashku

Suksesi më i madh i ISIS është te mos bashkëpunimi i kundërshtarëve të tij. Andaj lypset një aleancë më konkrete dhe bashkëpunim më i frytshëm mes Francës, SHBA, Rusisë, Iranit, Kinës, Turqisë, vendeve arabe dhe Gjermanisë. Pse jo, trupat e Assadit mund të jenë pjesë e koalicionit të anti terrorit.

Të tregojmë forcën ushtarake

Gjermania furnizon me armë kurdët e Peshmerga, trajnon ata ushtarakisht dhe së shpejti do marrë pjesë me bombardime ajrore kundër ISIS me avionët e saj tornado.

Qëllimi te lufta kundër ISIS duhet të jetë: Dobësimi i saj, kufizimi i ekspansionit të mëtutjeshëm të ISIS, të pushtohen me radhë qytet mbas qyteti, të shkatërrohen barrelat e naftës dhe kampet e trajnimit, të demitizohet “nimbusi” i të pamposhturve.

ISIS të luftohet në çdo fushë

Jo vetëm në Siri dhe Irak duhet të mposhtet ISIS, por edhe në rrjetet sociale dhe vendet perëndimore ku janë të pranishëm me celula. Vende si Mali, Tunizia, Jordania dhe Libani duhet të stabilizohen brenda kësaj periudhe.

Për këtë na nevojitet më tepër bashkëpunim ndërshtetëror mes agjencive të sigurimit dhe inteligjencës.

Të ndajmë Islamin nga ISIS

Tu sqarohet popullatës vendase në vendet arabe se Islami nuk ka të bëjë me ISIS dhe të mos mbështetet në asnjë formë nga civilët. Të evitohet legjenda e ISIS se Islami është në luftë me kryqtarët e perëndimit.

Konferencë internacionale

Duhet të organizohen konferenca rajonale dhe ndërkombëtare mes shteteve që luftojnë ISIS. Të diskutohet mundësia e thithjes së fondacioneve për rindërtimin dhe zhvillimin e regjioneve të luftës. Të krijohet një skenar sesi të jetojnë popullata e atyre vendeve pa ISIS.

Nevojitet një debat konkret për zanafillën e urrejtjes dhe radikalizimit

Liderët e botës islame dhe imamët duhet të marrin përsipër që të mos lejojnë grupet e ISIS të interpretojnë se çfarë është harami dhe hallalli në Islam. Të analizojmë edhe radikalizimin e të rinjve në vendet tona. Vetëm atëherë mund të fitojmë rrethin djallëzor dhe dhunën me Shtetin Islamik.