Halil Çadraku: Zafir Berisha kishte dezertuar nga UÇK më 1998

  • 01 December 2015 - 23:13
Halil Çadraku: Zafir Berisha kishte dezertuar nga UÇK më 1998

Halil Çadraku ish ushtar i UÇK'së, ka akuzuar deputetin e Nisma's, Zafir Berisha se ka dezertuar nga lufta e UÇK'së në qysh ne vitin 1998. Çadraku, që është nga Prizreni, madje ka akuzuar Berishën se ka ikur duke i lënë nëpër istikame ushtarët tij.

Ja postimi i plotë i Çadrakut

Unë e di se e vërteta dhemb, dhe atë shumë. Para ca orësh pata shkruar për Zafir Berishen, i cili kishte thënë se në rast se Kosova rrezikohet, ai do të kthehet në Zafirin e 98-ës. Unë i pata treguar se Ai, pra Zafir Berisha, ka dezertuar me 04.Shtator 98 nga vijat e frontit, duke i lënë shumë ushtarë të UÇK-së vetëm, nëpër istikame. Mirëpo, tani po e shof, se meqenëse kam shpërndarë foton e tijë, nga faqja e tijë, dhe në atë foto kam shkruar për dezertimin e tijë, AI, trimi i Bar-Amerika në Kukës, ma paska fshi, e së bashku me këtë, edhe shpërndarjet që i keni bërë ju të nderuar miq, të fcb.KJO NUK E ZBEH TË VËRTETËN, SE ZAFIR BERISHA KA DEZERTUAR NË SHTATOR 98-ës, dhe se ende ushtarët e UÇK-së e mallkojnë pse i la vetë, pa komandë, edhe pse është kthyer pas 7 muajsh, në mes të Marsit të 99… o QE GE VARA i Billushës, kjo tregon se ti nuk je në gjendje të ballafaqohesh me fakte, dhe atë fakte të historisë sate…. TURP TË KESH…më mirë të ka hije pipi se pushka…