IHM: Kjo është gjendja e lumenjve të Kosovës

  • 07 January 2016 - 14:21
IHM: Kjo është gjendja e lumenjve të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e lumenjve në tërë Kosovën.

Sipas këtij institucioni  do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe ngritje të temperaturave.

Ky është njoftimi i plotë i IHM-së:

Fal ndërprerjes së reshjeve dhe orografisë së terenit ku bënë që lumenjtë e Kosovës të dalin (derdhen) jashtë vendit tonë ka bërë që gjendja momentale e lumenjve të Kosovës të përmirësohet.

Nga matjet hidrometrike është regjistruar një ngritje e lehtë që nuk paraqet rrezik për dalje të ujërave nga shtretërit e lumenjve në Sitnica- Nedakoc dhe Ibri-Leposaviq, ndërsa në të gjithë lumenjet e tjere eshte regjistruar renje e nivelit te ujrave. Ne vazhdim jane dhene nivelet aktuale te ujrave ne lumenje dhe nivelet maksimale qe jane regjistruar mbreme ne oret e vona te mesnates. .

Gjatë 24 orëve të fundit situata hidrologjike në lumenjtë kryesorë të Kosovës ka qen si në vijim :

1. Drini Bardhë/Gjonaj nga 4.5m në 4.3 m
2. Drini i Bardhë/Këpuz nga 2.7 – 2.0 m
3. Bistrica Pejes/Grykë e Rugoves – 068 – 0.61
4. Lepenci/Hani Eelezit nga 1.3 – 1.1m
5. Morava Binçes/Knonçu; nga 5.4 – 4.8 m
6. Ibri/Leposaviq nga 1.5 – 1.68m
7. Sitnica/Nedakoc nga 1.47- 1.68m
Nga parashikimet meteorologjike parashihet qe neser te kete nderprerje te reshjeve te shiut dhe ngritje te temperaturave qe jep te kuptojm se gjendja do te shkoje nga normalizimi.

 

(Kosova Sot)