Ish-ministrat e Arsimit mund të dënohen deri në 20 vjet burg për skandalin me librat shkollorë

  • 02 February 2016 - 07:40
Ish-ministrat e Arsimit mund të dënohen deri në 20 vjet burg për skandalin me librat shkollorë

Nëse gjykata do të vërtetonte fajësinë lidhur me tenderin njëburimor

Zeqa: A duhet të shpërthejë një bombë atomike që të zgjohet nga gjumi Prokuroria?

"Është shqetësuese nëse Prokuroria nuk ka bërë lëvizje në këtë çështje, pasi qartë shihet se manipulimet janë të mëdha, ndërsa dëmi me përmasa të paparashikueshme. Por, rasti i MASHT-it po dëshmon se Kosova është në një krizë të thellë, pasi shkalla e korrupsionit është me përmasa shqetësuese. Nëse z. Enver Hoxhaj e ka nisur blerjen e librave shkollorë në mënyrë të kundërligjshme, ai ka bërë vepër penale dhe nëse avazi i z. Hoxhaj ka vazhduar edhe nga ministrat e tjerë, kjo çështje nuk duhet të vihet në diskutim", ka thënë analisti Shefqet Dibrani

Në Kosovë është krijuar përshtypja në popull se mund të vidhet lirisht dhe askush nuk jep llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës. Një ndër skandalet më të mëdha që ka ndodhur në arsimin e Kosovës është blerja e kundërligjshme e teksteve shkollore. Falja e librave është një lehtësim për prindërit, por mënyra se si u është dhënë tenderi shtëpive botuese "Dukagjini" dhe "Libri shkollor" jo që është e dyshimtë, por në një hetim të Prokurorisë aty do të dilnin shumë gjëra të dyshimta, miliona euro të keqpërdoruara dhe libra të shitur me çmime të fryra. Në një shtet ligjor, Prokuroria dhe hetuesia do të hetonin nga ministri i parë që nisi punën në MASHT, Enver Hoxhaj, në vitin 2008, e deri te ministri i parafundit, Ramë Buja, që me përpikëri e ka zbatuar atë që nisi në vitin 2008. Publicisti i njohur, Shefqet Dibrani, shprehet për "Kosova Sot" se nuk ka asnjë dilemë se ish-ministrat do të duhej të jepnin llogari."Madje, është shqetësuese nëse Prokuroria nuk ka bërë lëvizje në këtë çështje, pasi qartë shihet se manipulimet janë të mëdha, ndërsa dëmi me përmasa të paparashikueshme. Por, rasti i MASHT-it po dëshmon se Kosova është në një krizë të thellë, pasi shkalla e korrupsionit është me përmasa shqetësuese. Nëse z. Enver Hoxhaj e ka nisur blerjen e librit shkollor në mënyrë të kundërligjshme, ai ka bërë vepër penale dhe nëse avazi i z. Hoxhaj ka vazhduar edhe nga ministrat e tjerë, kjo çështje nuk duhet të vihet në diskutim nëse duhet ky ose ai: Para ligjit të gjithë duhet të përgjigjen për hisen e vet të fajit dhe të japin llogari për dëmin material dhe profesional që ia kanë bërë buxhetit të shtetit dhe dëmin shumë të madh që ia kanë bërë edhe sistemit arsimor në Kosovë", ka thënë ai për "Kosova Sot"...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)