Jeta e tmerrit për Sadberen dhe dy fëmijët

  • 07 February 2016 - 12:20
Jeta e tmerrit për Sadberen dhe dy fëmijët

Migruan në Gjermani, u kthyen edhe më keq sesa që ishin

Bashkëshorti i Sadberes gjendet në gjendje të keqe psikike, nuk u shërua as në Gjermani

 

“Fëmijët janë të vegjël, nuk po i kuptojnë hallet e mia dhe skamjen. Nuk ka as një gjë në shtëpi. Në anën tjetër burri nuk është në gjendje të mirë psikike dhe jeta më është bërë ferr”, shprehet Sadbere Azizi. Ajo thotë se qëllimi i saj për të migruar jashtë ka qenë vetëm e vetëm t’i shërohej burri dhe fëmijët të kenë një jetë më të mirë, por fati  deshi të kthehen pa asgjë në Kosovë

 

 

Kthimi i emigrantëve në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian  po vazhdon ende. Që është më e keqja, shumica e azilkërkueseve shqiptarë që ua mësyjnë vendeve perëndimore, shitën gjithçka që kishin para shpirtit të tyre në kërkim të një jete më të mirë. Për më tepër nuk ishte vetëm lakmia për një jetë më të mirë, për disa që morën këtë rrugë. Kishte edhe nga ata, të cilët ia mësynë kësaj rruge të zorshme në kërkim për të kërkuar ilaç, siç thuhet në popull. Në kërkim të kësaj të fundit ishte edhe familja Azizi nga fshati Hajvali, Komuna e Prishtinës, e cila migroi në vitin 2014, me të vetmin qëllim që të kërkojë ndihmë mjekësore për kryefamiljarin e kësaj familjeje të sëmurë mentalisht. Për më shumë Sadbere Azizi, nënë e dy fëmijëve, na rrëfeu ngjarje rrëqethëse për bashkëshortin e saj, për rrugën që kishte marrë për të migruar jashtë, dhe për ditët e vështira tash pas kthimit nga Gjermania.

“Ne e morëm këtë rrugë, pasi që kishim shpresë se do të përmirësohej gjendja e bashkëshortit të sëmurë mentalisht, por jo që nuk u përmirësua, por gjendja e tij veç sa u përkeqësua edhe më shumë. Ai tani në këto momente ka ikur nga shtëpia dhe nuk po e gjejnë as policia, e as ndihma e shpejtë mjekësore, edhe pse ishin në kërkim”, u shpreh ajo për gazetën.

 

“Sot nuk më kanë ngrënë asgjë fëmija”

Sadberja ka shpjeguar se si në Gjermani autoritetet atje ia kanë dhënë lejen e qëndrimit për dy vite, por ka qenë përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj, dhe njëherësh kërkesa e tij me këmbëngulje që të kthehen. ”Atje na kanë pritur mirë, bile shumë më mirë që kam menduar, por bashkëshortit iu përkeqësua gjendja shëndetësore, dhe nuk pati kush ta ndalë...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 

Image