Mjeku popullor që shëron 10 sëmundje me lule mali

  • 07 February 2016 - 12:26
Mjeku popullor që shëron 10 sëmundje me lule mali

Fuqia e natyrës është e pazëvendësueshme

Durmishi: Kam shëruar mjekë dhe gratë e tyre

 

Me një shurup që përfiton nga kombinimi i dhjetë luleve të malit, mjeku popullor, Ramiz Durmishi, nga Gjilani, shëron dhjetë sëmundje të ndryshme, kurse Fadil Nebiu shëron dhjetëra sëmundje të eshtrave dhe lëkurës me ujin e banjës së Dunavit

 

Mjekësia popullore në Kosovë nuk është e panjohur, ndonëse jo shumë e praktikuar. Vitet e fundit njerëzit kanë filluar të besojnë më shumë te fuqia e natyrës. Ka hallexhinj që thonë se mjekët popullorë ua kanë gjetur ilaçin për sëmundjet e tyre, ku mjekësia botërore nuk ka pasur sukses. Ramiz Durmishi, nga Pogragja e Gjilanit, është njëri nga këta mjekë popullorë, i cili me bimë natyrore shëron dhjetëra sëmundje. Thotë se së pari e ka shëruar nga paraliza gruan e tij, e cila nuk kishte gjetur qare askund nëpër spitale. Vuajtjet e saj e kanë detyruar Ramizin t`i kthehet natyrës, pasi që, siç thotë, kishte filluar të fliste me vetveten dhe sa nuk po luante mendsh që nuk po gjente ilaç kund për bashkëshorten.

Dhjetë lule mali, duke filluar me trëndafilin, i kombinon për të përfituar një lëng të kuq, i cili i heq si me dorë dhembjet e kokës, dhembjet e trupit, neurozat, problemet e lukthit, sëmundjen e sheqerit, tensionin e lartë, yndyrën në gjak, reumën, pezmatimet e gjunjëve, dhembjet e gjinjve, madje pretendon se ka pasur suksese edhe në shërimin e disa tumoreve të lehta te gratë, që paraqiten në formë të gjëndrave dhe cisteve.“Kosova është një barnatore e madhe mjekësore dhe është mëkat që dikush të vdes para kohe nga sëmundja e sheqerit, tensioni, yndyra në gjak, ose ndonjë tjetër, ndërsa ilaçet gjenden pranë nesh, por vetëm duhet të dimë e t`i përdorim”, thotë Durmishi. Durmishi është adhurues i madh i natyrës, ku kalon orë të tëra duke mbledhur bimë shëruese. Trishtohet kur i sheh njerëzit si i shkelin dhe i shkulin lulet e malit. Me terapinë e tij ka arritur që ta ulë nivelin e sheqerit nga 22 në 7, që është vlerë ideale referente, te disa pacientë të cilët ishin trajtuar nëpër klinika të jashtme, duke i befasuar me këtë sukses edhe mjekët e atjeshëm. Thotë se ka shëruar pacientë nga mbarë Kosova, madje edhe nga Spanja e Zvicra. Thotë se ka shëruar edhe mjekë dhe gra të tyre.

 

Uji i Fadilit bën mrekulli tek eshtrat 

Edhe një ujë i zbuluar në Dunav të Gjilanit po bën mrekulli në jetën e njerëzve që kanë probleme shëndetësore. Shëron sëmundjet e eshtrave, infeksionet e brendshme dhe të jashtme, hemorroidet, sytë, varrat e shkaktuara nga sëmundja e sheqerit, urinimin e fëmijëve gjatë natës, “bythëpulet” dhe sëmundje të tjera. Pronari i kroit të ilaçit, Fadil Nebiu, thotë se këtu janë shëruar njerëz që nuk kanë pasur sukses as në klinikat e njohura të shteteve të rajonit dhe më larg, madje deri në Amerikë. Analizat tregojnë për një ujë me përbërje të jashtëzakonshme, që ka fuqi të shërojë gati gjithçka. Siç thuhet, është ilaç për 77 sëmundje...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)