A jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore? SHBA kërcënon Korenë Veriore

  • 07 February 2016 - 13:49
A jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore? SHBA kërcënon Korenë Veriore

Koreja e Veriut është zotuar se do të lansojë raketa të tjera me rreze të gjatë veprimi, pasi në mënyrë të suksesshme arriti që të lëshojë një satelit në hapësirë.

Lansimin e satelitit e kanë konfirmuar sot zyrtarët e këtij shteti komunist. Ky lajm vjen menjëherë pasi Koreja e Veriut kishte pranuar se muajin e kaluar ka testuar bombën e hidrogjenit.

Veprimet e Koresë së Veriut janë dënuar nga shtetet perëndimore, të cilat e kanë paralajmëruar këtë se lansimi i kësaj rakete mund të jetë test për hedhjen e raketave drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Penjani zyrtar është se pas lansimit të suksesshëm i raketës së fundit, ku u arrit dërgimi i satelitit në orbitë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të bëjë një gjë të tillë.
Në deklaratën zyrtare është paralajmëruar se lansimi i kësaj rakete është urdhëruar nga udhëheqësimi i këtij shteti Kim Jong-Un.

Kjo lëvizje e Koresë së Veriut është dënuar nga të gjitha shtetet perëndimore, ndërkaq këshilltarja për siguri e SHBA-së, Susan Rise ka paralajmëruar se “veprimet e tilla të pamatura mund të kenë pasoja të rënda”.

Zyrtarët në ishullin japonez të Okinavas thonë se kanë vëzhguar me kujdes lancimit të raketës nga Koreja e Veriut. Në rast se ndonjë raketë do të vinte në drejtim të Japonisë, ushtarët ishin urdhëruar që ta rrëzonin atë.

Japonia dhe Koreja e Jugut menjëherë kanë mbajtur një mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë. Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e ka dënuar lansimin e kësaj rakete duke e cilësuar si “shkelje flagrante të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Edhe presidenti jug-korean Park Geun-hye ka bërë thirrje për sanksione të rënda ndaj shtetit fqinj, duke thënë se lansimi i satelitit “është akt i pafalshëm dhe provokim”.

Ai tha se është hera e dytë brenda një muaji që Koreja Veriore ka vendosur që të “provokojë rënd, të kërcënojë jo vetën

Gadishullin Korean por rajonin dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu”.

Presidenti jug-korean gjithashtu ka thënë se Uashingtoni “do të mbrojë aleatët e saj duke përfshirë Korejë e Jugut dhe Japoninë”.

Sipas autoriteteve në Korenë e Jugut, lansimi i satelitit në orbitë është bërë rreth orës 9:30-9:45 sipas kohës lokale.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe u ka thënë gazetarëve se “ne absolutisht nuk mund të lejojmë një gjë të tillë. Ne do të ndërmarrim veprime që të mbrojmë vendin tonë dhe njerëzit tanë”.

Raketat dhe testet bërthamore po shihen si hap krucial drejt qëllimit kryesor të Koresë së Veriut, e që është armatimi me raketa bërthamore me rreze të gjatë veprimi, transmeton lajmi.net.

Koreja e Veriut thotë se programi i saj i armëve është i nevojshëm për mbrojtjen e vendit, ndaj “Armikut të quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testimin e katër armëve bërthamore dhe tre teste të raketave me rreze të gjatë veprimi, që prej se e ka marrë pushtetin, që kur vdiq babai i tij Kim Jong II në vitin 2011.

Koreja Veriore thotë se lansimi i raketave është bërë në kuadër të misionit të dërgimit të satelitit në orbitë por SHBA-të, Koreja Jugore dhe shtetet e tjera thonë se këto testime janë për të përmirësuar teknologjinë e raketave balistike.
 

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka provuar që përmes disa rezolutave dhe sanksioneve të ndalojë Korenë Veriore për të provuar raketat e saj bërthamore dhe balistike.

Në vitin 2013, Koreja Veriore ka kryer disa teste bërthamore dhe ka kërcënuar komunitetin ndërkombëtarë se është duke organizuar një fushatë ushtarake, e cila do të mund të përfshinte edhe sulme me raketa bërthamore drejt SHBA-së dhe Seulit, transmeton lajmi.net.

Koreja Veriore besohet se ka një arsenal të vogël të bombave bërthamore dhe një koleksion të mahnitshëm të raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi.

Ky vend diktatorial ka treguar se është në gjendje të prodhojë bomba të vogla bërthamore dhe të jetë kërcënim për të gjithë botë.

(Kosova Sot)