Ambasadori Delawie: Po e pres takimin e radhës

  • 08 February 2016 - 15:06
Ambasadori Delawie: Po e pres takimin e radhës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka përshëndetur përpjekjen e presidentes Atifete Jahjaga për zgjidhjen e ngërçit politik përmes dialogut.

Në një postim nëTwitter, Delawie thotë se e pret takimin e radhës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“E përshëndes përpjekjen e presidentes dhe partive politike për të gjetur zgjidhje për bllokadën politike me dialog. Po e pres takimin e radhës”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot)