Orban fajëson Perëndimin për krizën me migrantë

  • 08 February 2016 - 19:13
Orban fajëson Perëndimin për krizën me migrantë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se udhëheqësit e Evropës Perëndimore, të cilët e konsiderojnë migrimin si pozitiv, duhet të fajësohen për “rreziqet serioze terroriste” dhe për përkeqësimin e sigurisë së përditshme në kontinent.

Orban ka thënë se migrimi “duhet të ndalojë” dhe ka përsëritur thirrjet e tij për një kufi të ri në kufijtë e Greqisë, për të ndaluar fluksin e njerëzve.

Orban, i cili ka pritur të hënën në takim kryeministren e Polonisë, Beata Szydlo, ka thënë se migrantët kanë hyrë në Evropë “pa kontroll, filtrim ose shqyrtim të sigurisë”.

Szydlo ka bërë po ashtu thirrje për forcimin e kufijve jugorë të zonës së Schengenit, apo lëvizjes së lirë, në Evropë.

“Çështja e migrimit duhet të zgjidhet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Vitin e kaluar, vetëm në Gjermani kanë kërkuar azil mbi 1 milion veta, shumica të ikur nga lufta dhe mizoria në Lindjen e Mesme.

Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë kundërshtuar një plan të BE-së për shpërndarjen e migrantëve nëpër vendet anëtare, në bazë të sistemit të kuotave.

Hungaria ka ngritur gardhe me tela në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë për të ndaluar rrjedhën e migrantëve. 

(Kosova Sot)